Bundesliga

Robert Lewandowski kërkon blerës tetëshifror

Një tjetër yll i futbollit që nuk e di akoma të ardhmen e tij (Griezmann, Cavabi, Higuain, Ronaldo, Neymar etj.) është sulmuesi i Bayern Munich, Roberto Leëandoëski.

30-vjeçari nuk ka marrëdhënie të mira me drejtuesit bavarezë dhe ka shprehur më shumë se një herë dëshirën, nëpërmjet menaxherit të tij, për t’u larguar.

Nga ana e tyre, kampionët e Gjermanisë në fuqi vazhdojnë të mos bëjnë lëshime: “Nëse menaxheri i tij nuk ka një ofertë 200 milionë euro, nuk marrim mundimin ta ngremë telefonin”, ka qenë përgjigja e drejtuesve të klubit.

Për lojtarin interesohet Juventus (ka pak mundësi që të shpenzojë shuma të mëdha për një 30-vjeçar), por kryesisht Real Madrid, Chelsea dhe Manchester United, të cilat mund të bëjnë pa problem një ofertë me të shifra, mbi 100 milionë euro.

Më shumë nga Bundesliga