RUSI 2018

Roberto Carlos zbulon “brazilianin” e Anglisë

Sipas Roberto Carlos, mesfushori i Anglisë Dele Alli ka sjelljen e një braziliani.

Carlos, 45 vjeç, ka qenë pjesë e skuadrës braziliane që u mposht në finalen e 1998-ës nga Franca përpara se ta fitonte turneun katër vite më pas në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Ish-mbrojtësi i majtë beson se Brazili edhe njëherë tjetër është një nga kandidatët kryesorë në triumfin e Rusisë këtë verë, dhe mendon se Anglia është gjithashtu një nga skuadrat konkurruese.

Carlos mendon se mesfushori i Tottenham Dele Alli do të luajë një rol të rëndësishëm në suksesin e ekipit të Gareth Southgate.

“Anglia është një nga favoritët pas Brazilit. Por më pëlqen shumë Dele Alli –  ai është si një lojtar brazilian,” shprehet Carlos për The Sunday Mirror.

“Ai ka mentalitetin e një braziliani.”

Anglia fillon kompeticionin më 18 qershor ndaj Tunizisë.

Më shumë nga RUSI 2018