Futboll

Rodriguez zbulon prapaskenën: Mund të isha një lojtar i Inter-it

Në derbin e programuar të luhet të dielën, do të veshë fanellën e Milan-it, edhe pse gjërat mund të kishin shkuar ndryshe… Ricardo Rodriguez mund të ishte veshur zikaltër nëse kushërinjtë kuqezinj të Inter-it nuk do të kishin “hyrë në mes”.

Gjatë një interviste për “La Gazzetta dello Sport”, anësori zviceran ka kujtuar ditët e kontakteve dhe negociatave: “Po, Inter-i foli me agjentin tim në fillim të vitit, por Milan-i, kur u afrua i mbylli gjërat menjëherë. Dhe unë jam i lumtur të luaj në këtë derbi për Milan-in”.

Skuadra e Montella-s vjen në derbi pas dy humbjeve radhazi 2-0, me Sampdoria-n dhe Roma-n në Serie A. Përballë është një Inter në një formë shumë të mirë me 6 fitore dhe një barazim në shtatë javë kampionat, i treti të renditje.

“Kështu e ka futbolli, ka ditë të mira dhe jo të mira. Ndoshta lojtarët e rinj duan të tregojnë se janë në lartësinë e duhur ndaj dhe ndihen nën presion: ka lojtarë që dinë ta menaxhojnë më mirë stituatën se disa të tjerë. Largimi i Marra-s? Nuk e di se çfarë ka ndodhur me të. Nuk e kam parë më. Më pëlqente, një djalë shumë i mirë”.

Image result for ivan perisic and ricardo rodriguez

Kujdes nga Perisic, ish-shoku i skuadrës i Rodriguez në kohët kur luanin për Wolfsburg-un: “Ivan është shumë i fortë dhe shumë i rrezikshëm. Është i fortë, ka fizik, shpejtësi, kërcen dhe mbi të gjitha gjuan me të dyja këmbët. Mentaliteti i tij më pëlqen: edhe në Milano kemi dalë së bashku”.

Në 8 qershor 2017 ndërkombëtari zviceran firmosi një kontratë katërvjeçare me Milan-in. Debutimi me fanellën kuqezi erdhi më 27 korrik me rastin e ndeshjes së kthimit të raundit të tretë kualifikues të Europa League-s, e fituar 1-0 ndaj rumunëve të Craiova-s pikërisht nga një gol i Rodriguez me goditje dënimi. Në 20 shtator 25-vjeçari realizoi golin e tij të parë në Serie A, në “San Siro” ndaj Spal, ndeshje që përfundoi 2-0 për kuqezinjtë.

Më shumë nga Futboll