Tenis

Roger Federer i përjetshëm, thyen rekordin e Rafael Nadal

Roger Federer gjatë turneut Masters të Parisit ka vendosur një tjetër rekord në karrierën e tij. Tenisti zviceran, që u eliminua në gjysmëfinale, ka arritur deri më tani 364 fitore në ndeshjet e zhvilluara në turnetë Masters, dy më shumë se Nadal, që nuk mori pjesë në Paris.

Në turnetë Masters, tenisti zviceran ka luajtur në total 441 ndeshje, duke fituar 364 dhe humbur 77 prej tyre. Ndërsa Nadal ndodhet në vendin e dytë me 362 fitore e 103 humbje. Në vendin e tretë klasifikohet Novak Djokovic me 332 fitore e 72 humbje në turnetë Masters.

Më shumë nga Tenis