Tenis

Rojet e sigurisë nuk njohin Nadal, s’e lejojnë të hyjë në fushën stërvitore (video)

Rafael Nadal, një nga tenistet më të famshëm dhe më të njohur në botë, ka patur një moment të pakëndshëm në turneun Masters të Parisit, kur nuk është lejuar të hyjë në fushat stërvitore. Një nga rojet e sigurisë nuk e ka njohur tenistin spanjoll, numrin 1 në botë dhe e ka ndaluar. “Përshëndetje zotëri, a keni fletëhyrje?”, ka qenë pyetja e rojes së sigurisë në adresë të tenistit, që nuk e kuptoi se përballë kishte Rafael Nadal.

Nadal i demtuar terhiqet nga turneu i Parisit

Nuk e kam me vete lejekalimin”, ka thënë tenisti spanjoll. Më pas, roja e sigurisë e pyeti se kush ishte dhe e la të kalonte vetëm kur mori vesh përgjigjen: “Rafael Nadal”. E gjithë skena është filmuar nga një televizion francez (Canal + Sport), që ishte duke bërë në ato momente një kronikë për tenistin spanjoll. Në turneun Masters të Parisit, tenisti spanjoll Rafael Nadal u tërhoq për shkak të një dëmtimi në turin e tretë.

Më shumë nga Tenis