Çiklizëm

Rolland fiton të 17-ën, Dumoulin ruan kreun e Xhiros

Francezi Pierre Rolland fitoi sot etapën e 17-të të Xhiros së Italisë, Tirano-canazei, 219km e gjatë, një etapë mikse, me disa malore, disheza e pjesë fushore, që e bënë mjaft interesante garën. Rolland u shkëput që në startin e garës, bashkë me një grup të tjetër çiklistësh, por 8km nga fundi ai arriti të “arratiset” sërish dhe i vetëm preu vijën e finishit, pas 5h42’56”. Grupi i parë i ndjekësve mbërriti në finish pas 24 sekonda, me portugezin Rui Alberto Faria që mbërriti i dyti, ndërsa në vendin e tretë u klasifikua spanjolli Gorka Izaguirre.

Grupi i pretendentëve, mes të cilëve edhe shqiptari Eugert Zhupa, mbërritën në finish pas gati 8 minutash. Zhupa mbërriti në finish në vendin e 102-të në këtë etapë, bashkë me kryesuesin e edicionit të 100-të të Xhiros, Tom Dumoulin. Holandezi edhe pas kësaj etape, ruan kreun e turneut me 31 sekonda epërsi ndaj kolumbianit Nairo Quintana, ndërsa italiani Vincenzo Nibali është i treti me +1’12”. Zhupa, në klasifikimin e përgjithshëm, renditet në vendin e 138-të, me 3h06’41” nga liderin Dumoulin. Nesër do të zhvillohet etapa e 18-të, një turne që gradualisht po i afrohet fundit të saj.

Holandezi Tom Dumoulin me fanellen roze te liderit

Më shumë nga Çiklizëm