Futboll

“Alisson dhe Nainggolan? Humor amerikan me picë”

Një mbledhje me Baldissoni, ku u fol natyrisht edhe për situatën në lidhje me Stadiumin e Romës dhe për ndalimin e mundshëm të punimeve, më pas tutje për të vazhduar pushimet italiane në Napoli, ku James Pallotta i ka lejuar vetes një picë në një restorant të famshëm të qytetit partenope. Pikërisht në orarin e drekës, numri 1 i klubit verdhekuq është kontaktuar nga disa gazetarë të ‘areanapoli.it’, me të cilët ka sqaruar të ardhmen e Alisson dhe Nainggolan, që të dy drejt largimit nga Roma.

“A do t’i jap Napolit Alisson dhe Nainggolan? Jo, De Laurentiis nuk dëshiron të shpenzojë gjithë ato para. Alisson kushton shumë, nevojiten 78 milionë euro, është pranë Real Madrid, ndërsa Nainggolan do të shkojë te Inter”, është cituar të ketë thënë Pallotta. Por menjëherë ka ardhur përgënjeshtrimi nga vetë numri1 i Romës.

“Lexova me shumë zbavitje se supozohet të kem dhënë disa deklaratë në lidhje me merkaton. Në të vërtetë po bëja shaka me një grup djemsh dhe u përgjigja në mënyrë sarkastike, sipas thashethemeve të gazetave, ndërkohë që isha në Itali. Nuk kishte asgjë serioze në atë që po thoja, teksa haja një picë. Vetëm humor amerikan që ndonjëri nuk e kupton”, ishte përgënjeshtrimi i Pallotta, publikuar përmes kanaleve zyrtare të klubit.

Më shumë nga Futboll