Seria A

Roma-Atalanta, miqtë kanë fituar 2 transfertat e fundit

Roma e ka mbyllur vitin 2017-të me një barazim zhgënjyes kundër Sassuolo-s dhe do të kërkojë të kthehet te fitorja në takimin që do të luajë të shtunën kundër Atalanta-s, i vlefshëm për javën e 20-të të Serisë A.

Verdhekuqtë kanë pësuar gol në 3 nga 4 ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në shtëpi dhe Atalanta do të kërkojë të shfrytëzojë euforinë e madhe të krijuar pasi kanë eliminuar Napoli-n në Kupën e Italisë dhe kanë siguruar një vend në gjysmëfinale.

Skuadra e Gasperini-t ka befasuar me lojën e saj sulmuese, por problemet në mbrojtje nuk mungojnë. Kjo do të thotë se sfida e “Olimpico”-s mund të dhurojë gola. Për sa i takon përballjeve direkte, Roma ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur kundër Atalanta-s.

Megjithatë, verdhekuqtë janë të pamposhtur në 11 nga 12 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në shtëpi kundër zikaltërve në të gjitha kompeticionet. Atalanta, nga ana tjetër, ka fituar dy ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë.

Standings provided by Sofascore LiveScore


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A