Futboll

Roma futet në garë për sulmuesin e Barcelonës…

Roma futet në garë për sulmuesin e Barcelonës…

Roma ka nisur garën me rivalët e Inter për të marrë sulmuesin e Barcelonës, Gerard Deulofeu, sipas asaj që shkruhet në shtypin spanjoll. 23-vjeçari e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar te AC Milan, i huazuar nga Everton, edhe më pas u rikthye në “Camp Nou”, pasi katalanasit kishin një klauzolë për riblerjen e tij kundrejt 12 milionë eurove. Megjithatë, Deulofeu ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje me ekipin “blaugrana” në këtë sezon, duke shënuar 1 gol dhe nëse realizohet blerja e Coutinho nga Liverpool, atëherë ai do të jetë i tepërt te skuadra e Ernesto Valverde.

Sipas “Diario Sport”, drejtori sportiv i Romës, Monchi, dëshiron ta marrë Deulofeu në “Olimpico”, bazuar edhe te marrëdhënia e shkëlqyer me futbollistin, me të cilin kanë punuar bashkë te Sevilla. Inter mbetet favorit për të marrë shërbimet e sulmuesit spanjoll, por interesimi i Romës e ka komplikuar situatën, teksa fjalën e fundit do ta ketë Barcelona. Faktikisht, Inter dhe Roma kanë nisur garën për të marrë edhe një tjetër futbollist që ka mbetur në qoshe të projektit të Barcelonës, mbrojtësin e djathtë Aleix Vidal.

Më shumë nga Futboll