Merkato

Roma hidhet në sulm për objektivin e Inter

Shitja e Alisson te Liverpool mund të lejojë Roma-n të mposhtë konkurrencën e Inter për sulmuesin e Bordeaux Malcom.

Kryeqytetasit kanë pranuar një ofertë 75 mln euro për portierin, i cili pritet të finalizojë transferimin e tij brenda këtyre ditëve.

Robin Olsen pritet të jetë pasardhësi i tij mes shtyllave të Roma-s, dhe si një blerje relativisht ‘low-cost’, Roma do të ketë mundësi të përforcohet në një repart tjetër.

Braziliani ka pranuar një lëvizje tek Inter, por klubi zikaltër ka vuajtur për të arritur marrëveshjen me francezët.

Inter ofron një huazim të shtrenjtë me opsion blerje, ndërsa Girondins duan një blerje me obligim.

Më shumë nga Merkato