Connect with us

Lifestyle

Roma-Juventus, apo përqafimi Totti-Del Piero (fotot)

Mbrëmë, në “Olimpico” të kryeqytetit italian u luajt ndeshja Roma-Juventus. Triumfuan vendësit e Spalletit, me rezultatin 3-1, duke e shtyrë festën bardhezi të titullit të gjashtë radhazi në Seria A. Ra në sy prania e ish-kapitenit të Juventusit, legjendës së gjallë të këtij klubi, Del Piero, i cili u fokusua në një përqafim miqsh të vërtetë me kapitenin dhe legjendën në ikje nga futbolli i luajtur i Romës, Totti. Kjo ndodhi para fillimit të lojës, duke marrë vëmendjen e kamerave dhe fotografëve të shumtë në stadium.

Më shumë nga Lifestyle