Futboll

Roma kërkon €40mln për Nainggolan, Inter kundërpërgjigjet me dy oferta

Mes Romës dhe Inter ka akoma distancë në tratativat për Nainggolan. Të paktën kështu shkruan gazeta më e madhe sportive në Itali, ‘Gazzetta dello Sport’, që sqaron se si mes kërkesës dhe ofertës, lëvizin rreth 10 milionë euro. “Për momentin, distance mes ofertës zikaltër dhe kërkesës së verdhekuqëve mbetet akoma shumë e konsiderueshme. Roma që duhet të mbulojë shpenzimet për borderonë, ka nevojë për likuiditet dhe niset me pretendimin për 40 milionë euro. Nëse shifra do të mbetet kjo, atëherë koha për realizimin e suksesshëm të transaksionit do të tejzgjatet”, citon ‘Gazzetta dello Sport’.

“Ndërsa, nëse Roma do të ulte pretendimet e saj, duke u mirëkuptuar në zonën e 30 milionëve, atëherë tratativa do të merrte jetë. Inter që ka ofruar deri tani 22 milionë do të vendoste në dispozicion të Romës edhe zgjedhjen për futbollistin nga ekipi i të rinjve, si pjesë të transaksionit. Më i përfoluri mes të gjithëve është Nicolo Zaniolo, 18 vjeçar trekuartist dhe Federico Valietti 19 vjeç, mbrojtës i djathtë”, përfundon analiza e medias sportive italiane.

Më shumë nga Futboll