Merkato

Roma merr talentin e Dinamo Zagreb për 7 milionë euro…

Roma ka bërë goditjen e parë në merkato për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, blerja e parë në rend kronologjik është Ante Coric. Të dhënat e fundit tregojnë se klubi verdhekuq ka arritur marrëveshjen me Dinamon e Zagrebit dhe do të paguajë 7 milionë euro, plus bonuese për futbollistin e lindur në vitin 1997.

Coric, që nga shumë specialistë konsiderohet si pasardhësi i Luka Modric, pëlqehet nga trajneri Di Francesco dhe mendohet se do të jetë e ardhmja e mesfushës së Romës, duke parë moshën e Strootman dhe Nainggolan, që nuk mund të qëndrojnë gjatë në nivele të larta.

Monchi ka nxituar të plotësojë kërkesat ekonomike të Dinamos, për të shmangur konkurrencën e klubeve të tjera dhe mendohet se është një tjetër lëvizje e goditur e tij, si blerja e Under në verën e kaluar. Coric do të fitojë 1 milionë euro në sezon te Roma dhe prezantim i tij pritet të bëhet në fund të muajit maj.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Merkato