Seria A

Roma mposhtet në shtëpi, rrezikon Champions

Katër ndeshje pa fitore radhazi, me 3 humbje (përfshi edhe në kupë) dhe një barazim, dhe Roma, nga një kandidate për titull, ka rrëshkitur në vendin e pestë dhe rrezikon seriozisht një vend në Champions League në sezonin e ardhshëm. Roma ka humbur 1-2 në shtëpi përballë Atalanta-s, pavarësisht se ka dominuar ndeshjen. Miqtë bergamaskë kanë shënuar gol në minutat e para të ndeshjes dhe më pas janë mbrojtur me fanatizëm, kjo edhe për faktin se për 45 minuta kanë luajtur me një futbollist më pak.

Ishte Cornelius ai që shënoi golin e parë për Atalanta-n në 14’, ndërsa pesë minuta më pas De Roon gjeti sërish në gjumë mbrojtjen vendasi dhe dyfishon rezultatin. Roma zgjohet dhe nis të rikuperojë rezultatin, të paktën të ngushtojë në pjesën e parë, por nuk ia arrin. Në fundin e fraksionit të parë, Atalanta mbetet me 10 lojtarë, kur autori i golit të dytë merr të dytën e verdhë.

Roma futet më e vendosur në pjesën e dytë dhe pas disa aksioneve, vjen goli i shpresës me anë të Edin Dzeko-s, teksa mposht portierin Berisha. Ishte goli i 10-të i Dzeko-s për këtë sezon. Ka vetëm një skenar, Roma sulmon dhe Atalanta që mbrohet fort, ku portieri shqiptar tregohet vendimtar në të paktën 2 raste. Mbyllet 1-2, me Atalanta-n që ngjitet në vendin e shtatë, duke barazuar Sampdorian me 30 pikë dhe zona e Europa League nuk është më “tabu”.

Standings provided by Sofascore LiveScore


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A