Champions League

Roma, në çerekfinale të Champions falë një këmbe të djathtë!

Ka shumë entuziazëm te Roma, që është kthyer në çerekfinalet e Champions League pas 10 vitesh. Një objektiv i arritur falë fitores 1-0 të marrë mbrëmjen e djeshme kundër Shakhtar në “Olimpico”. Autori i golit ka qenë Dzeko, por, siç kanë kujtuar edhe vetë lojtarët e Roma-s, kualifikimi është arritur falë topit të larguar në vijën fatale nga Bruno Peres në ndeshjen e parë.

Në minutën e 93-të të Shakhtar Roma, kur ndeshja ishte 2-1 për vendasit, braziliani ka larguar në vijën fatale topin e goditur nga Ferreyra. Një episod ky që, duke parë edhe rezultatin e djeshëm, ka qenë vendimtar. “Bravo djema! Jemi në çerekfinale, – ka shkruar Juan Jesus në Twitter. – Ëndrra fillon tani. Kopeja ka uri, tani më shumë se kurrë!”.

Më shumë nga Champions League