Seria A

Roma shënon tre gola për vendin e tretë…

Roma ka fituar 3-0 ndaj SPAL duke bërë një hap të sigurt për pjesëmarrjen në Champions League edhe në sezonin e ardhshëm, atje ku në këtë edicion do të ndeshet me Liverpool në gjysmëfinale, të martën e ardhshme.

Verdhekuqtë e Di Francesco kaluan në avantazh pas gjysmë ore lojë në saj të autogolit të shënuar nga Vicari.

Kjo i hapi rrugën suksesit të miqve, që e mbyllën ndeshjen pa u mbushur një orë lojë me dy gola të tjerë, firmosur nga Nainggolan dhe Schick.

Kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi, Roma është e treta dhe ka katër pikë më shumë se Inter i vendit të pestë, por zikaltërit kanë luajtur një ndeshje më pak, atë që do të zhvillojnë nesër ndaj Chievo.

SPAL mban vendin e 17-të, i fundit i disponueshëm për të qenë në Serie A edhe sezonin e ardhshëm.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Seria A