Merkato

Roma shet mend me lojtarin e ri: Më i mirë se blerja e Barcelonës

Drejtori sportiv i Roma-s Monchi nuk e fsheh faktin se nuk i ka ikur akoma inati pas transferimit polemik të Malcom te Barcelona, duke thënë se Steven N’Zonzi është më i mirë se brazilini.

Malcom ishte pranë Roma-s por një ofertë e minutave të fundit të katalanasve ndryshoi gjithçka.

Ndërkohë Monchi ka prezantuar blerjen më të re të Roma-s N’Zonzi i cili ka kushtuar 26.65 mln euro nga Sevilla.

“Ku ka blerje më të mirë se një kampion bote? Ata kanë role të ndryshme, por për mua N’Zonzi është më i mirë se Malcom.

“Më kanë impresionuar edhe Coric dhe Zaniolo. Por është e qartë se kemi shumë mesfushorë tani. Një huazim nuk do të ishte një ide e keqe.”

 

Më shumë nga Merkato