Connect with us

Futboll

Roma “skuq” merkaton, dalin detajet e tratativave me Mahrez dhe Kolarov

Momente shumë aktive këto aktualet për Romën në merkato. Konkretisht, klubi i kryeqytetit italian po udhëheq bisedimet për të afruar në kampin verdhekuq ish-kampionin e Premier League, Riyad Mahrez, në një transferim nga Leicester. Vetë futbollisti, sipas raportimeve nga mediat romane, mësohet se në orët e fundit është shfaqur i gatshëm për të pësuar një ulje të pagës personale, vetëm për të realizuar transferimin e tij te Roma. Sipas mediave britanike dhe atyre italiane, Roma nga ana tjetër është e gatshme të bëjë një ofertë të dytë prej 30 milionë euro, pas asaj të refuzuar më parë nga anglezët, në shumën 23 milionë euro.

Rezultate imazhesh për mahrez kolarov

Por, Mahrez nuk është objektivi i vetëm i romanëve në Premier League. Klubi verdhekuq, sipas portaleve informuese lokale, gjatë ditëve të fundit, drejtori sportiv i Romës, Monchi ka bërë një sondazh në lidhje me mbrojtësin e Manchester City, Aleksandar Kolarov. Kartoni i ish-futbollistit të Lazios vlerësohet 10 milionë euro, por ajo që pengon transferimin e tij është kërkesa e futbollistit për pagesën vjetore. Sipas të njëjtave burime informative, Kolarov pretendon një pagesë sezonale prej 4.5 milionë euro, teksa ka refuzuar oferta faraonike nga Turqia. Në sfond për Kolarov, veç Romës, është edhe interesimi i Inter.

Rezultate imazhesh për mahrez kolarov

Më shumë nga Futboll