Seria A

Romagnoli: Silva dhe Kalinic janë të mirë, por ai është një fenomen

Derbi i Milanos është një ndeshje e veçantë. Këtë e di mirë Alessio Romagnoli, i cili ka përfshirë golin e realizuar kundër Inter-it sezonin e kaluar mes momenteve më të bukura të karrierës së tij të re. Qendërmbrojtësi i Montella-s i është përgjigjur disa pyetjeve të tifozëve të bëra në Facebook. Pjesa më e madhe e tyre ka patur lidhje me derbin e javës së tetë të Serisë A. në një ndeshje të tillë do të duhet të bëhet një paraqitje perfekte në mbrojtje. Një repart që është kritikuar shumë gjatë këtyre javëve, veçanërisht për shkak të rendimentit nën mesatare të Bonuçi-t, i akuzuar nga tifozët për premtimet e shumta që bën në rrjetet sociale.

Romagnoli ka dalë në mbrojtje të ish-juventinit: “Me Musacchio-n dhe Bonucci-n kuptohemi mirë në mbrojtje. Leon e kam njohur vitin e kaluar në kombëtare. Është një lojtar i madh dhe kjo dihet. Më ka mësuar shumë, bashkë me lojtarët e tjerë të kombëtares, mbi skemën me tre mbrojtës. Më thotë të dal përpara sepse më mbulon ai, është një kampion i madh nga i cili mundesh vetëm të mësosh”.

Për sa i takon sulmit të kuqezinjve, Romagnoli nuk ka dyshime, Milan ka në dispozicion një përzierje sasie dhe cilësie. Lojtari i tij i preferuar është Suso: “Është e vështirë të mbulosh Andre Silva-n, ashtu si Kalinic apo Cutrone-n. Më i forti? Kalinic dhe Cutrone nuk dorëzohen kurrë. Andre Silva-s i pëlqen ta ketë topin në këmbë dhe kur e ka të vë në vështirësi. Ndërsa Suso është një fenomen. Më mirë ta kesh në ekip se sa kundër”, ka thënë Suso.

Më shumë nga Seria A