Gossip

Romë, vandalët njollosin muralen kushtuar Tottit (fotot)

Rruga “Licia” në Romë i është dedikuar Francesco Tottit, për atë që 40-vjeçari ka bërë me fanellën verdhekuqe. Por natën e së dielës, muralja me “stampën” e ish-kapitenit të Romës është dhunuar. Vandalët e kishin rrënuar njëherë në qershor, por më pas ishte pastruar. Përveç njollosjes, kanë shkruar: “Totti, koka e mafias”. Në fund të sezonit të kaluar, legjenda e Romës vendosi të tërhiqej nga futbolli i luajtur pas 25 vitesh karrierë me verdhekuqtë e kryeqytetit italian.

Më shumë nga Gossip