
Legjenda e Brazilit, Ronaldinho, tha se “po i hanin këmbët për të luajtur”, pasi u prezantua si futbollisti i ri i Fluminenses në stadiumin “Maracana”. 35-vjeçari doli para tifozëve të rinj, në prag të ndeshjes ndaj Vasco da Gama, pasi vendosi të largohet nga skuadra meksikane Queretaro.
Ndeshja nuk shkoi mirë për Fluminenesen, që u mposht nga kundërshtari që qëndron pas tyre në renditje, në një takim ku tetë futbollistë vendas u ndëshkuan me karton të verdhë. Megjithatë, kjo nuk ndikoi në moralin e Ronaldinho, i cili u shpreh entuziast nuk fillimi i aventurës së re.
“Dinjo” tha: “Eshtë e bukur të rikthehesh për një klub të madh. Unë jam i lumtur dhe i motivuar. Doja të luaja menjëherë pasi pashë stadiumin “Maracana” dhe tifozët që më mbështesin. Këmbët e mia po presin me padurim të luajnë sërish futboll. Do të nisë stërvitjen më 27 korrik.”
Dy herë fituesi i “Topit të Artë” pranoi se u emocionua gjatë ceremonisë së prezantimit. “Jam shumë i lumtur me pritshmërinë që njerëzit vazhdojnë të kenë ndaj meje. Jam në një klub të madh, me një projekt gjigant dhe unë dua të bëhem pjesë e historisë së Fluminenses.”
Dia muito especial hoje!! Obrigado por tudo!! #R10noFLU pic.twitter.com/FoobTQj0Df
— Ronaldinho Gaúcho (@10Ronaldinho) July 20, 2015
Aventura e Ronaldinho te Quertaro, gjatë vitit të fundit, nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar, pasi tifozët meksikanë nisën ta kontestojnë futbollistin duke e akuzuar se ishte përtac dhe i pamotivuar. Për të luajtur te Fluminense, numri 10 refuzoi një ofertë të majme që i kishte bërë klubi turk i Antalyaspor.
[total-poll id=54722]
Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar
