Connect with us

Futboll

Ronaldo apo Messi? Puyol jep një përgjigje dhe një urim

Kush është më i miri, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi? Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, e ka një përgjigje dhe është pikërisht ajo që prisni të gjithë. Ish-mbrojtësi mendon se portugezi është ndër të mirët në histori, por ish-shoku i tij i skuadrës është edhe më i mirë. Kjo dyshe e frikshme ka fituar gjithsej 9 herë “Topin e Artë” dhe hera e fundit kur dikush i ka mposhtur në betejën individuale ka qenë Kaka në vitin 2007. “Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë në histori, por Messi është më i mirë se ai”, – u shpreh spanjolli në një event të Botërorit U-17 në Indi.

Rivaliteti ndërmjet tyre është shumë intensiv dhe mendoj se kjo i ka ndihmuar që të përmirësohen, sepse nuk mund t’ia lejojnë pushimin vetes. Për mua, Messi është më i miri. Kam luajtur me të dhe më ka sjellë shumë lumturi. Ai gjithnjë është në proces përmirësimi dhe ka qenë i qëndrueshëm për 10 vite me radhë. Madje mendoj se ai bëhet edhe më i mirë sezon pas sezoni dhe kjo prej pasionit që ka. Unë shpresoj që një ditë të fitojë diçka me kombëtaren e tij. Kjo do të thoshte se, përveçse me klubin, ai do të fitonte gjithçka me çdo skuadër”, – shtoi Puyol.

[interaction id=”590626c8240e61ee26bf606e”]

Më shumë nga Futboll