• Ronaldo “asisst man”, Real fiton dhe nis “arratisjen”

    Publikuar: 18 Mar 6:07

    Real Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 në fushën e vështirë të Athletic Bilbao, që ka pësuar sot vetëm humbjen e dytë në ndeshjet e kampionatit të luajtura në shtëpi. Në fakt, skuadra tjetër që ka arritur të dalë me pikë të plota nga “San Mames” ka qenë Barcelona, rivalja numër një në luftën për titull e madrilenëve, e cila ka shkuar përkohësisht pesë pikë larg “Los Blancos”, duke parë se katalanasit do të luajnë nesër në mbrëmje kundër Valencia-s. Ahstu siç pritej, nuk ka qenë një ndeshje aspak e lehtë për kryesuesit e La Liga-s. Miqtë kanë arritur të zhbllokojnë rezultatin pas dhjetë minutash lojë, por goli i Cristiano Ronaldo-s është anuluar nga arbitri për pozicion jashtë loje.

     



     

    Në minutën e 25-të portugezi ka qenë përsëri protagonist duke dhënë asistin për golin e Karim Benzema, i cili ka shënuar për të tetën herë kundër Bilbao-s. Reagimi i parë i vendasve ka ardhur në minutën e 63-të kur Inaki Willimas ka shpërdoruar një rast brenda zonës së rreptësisë, gjë që nuk e ka bërë Aduriz dy minuta më vonë kur ka mposhtur me një goditje të saktë me kokë portierin Keylor Navas. Por festa e bardhekuqve ka zgjatur vetëm katër minuta pasi Casemiro ka kthyer në avantazh ekipin e Zidane pas asistim të radhës të dhënë nga Cristiano Ronaldo.

    Në minutën e 72-të miqtë kanë pasur mundësinë të realizonin golin e tretë që do të kishte mbyllur përfundimisht ndeshjen, por goditja e Marcelo ka përfunduar sipër traversës. Gjithsesi, ekipi i Zidane ka arritur ta mbrojë avantazhin deri në fund dhe ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat.

    Standings provided by Sofascore LiveScore



     


    Lexo postimet e tjera