• As Ronaldo dhe as Messi: Ja më i miri për De Biazin!

    Publikuar: 10 Jan 9:01

    Mbrëmë , në Zyrih, u shpërndanë çmimet për më të mirët në vitin 2016, në futboll. FIFA organizoi mbrëmjen gala, ku laureoi “the best”, mes të cilëve edhe Cristiano Ronaldo. Pas ndarjes me “France Football”, qeveria botërore e futbollit ka tashmë trofeun e vet, të barazvlershëm me “Topin e Artë”, ndërsa ka vijuar të vlerësojë edhe trajnerin e formacionin më të mirë. Yjet e Barcelonës, që ishin pjesë e formacionit më të mirë, nuk morën pjesë në këtë ceremoni.

    Ndërmjet votave të trajnerëve për futbollistin më të mirë bie në sy edhe qasja e Xhani De Biazit. Trajneri i kuqezinjve është treguar paksa lokalist me votën e tij, sepse ka nominuar për në podium italianin Giggi Bufon. Në vend të dytë kishte caktuar Kristiano Ronaldon dhe të tretin Lionel Messin. Në fakt, portieri i Juventusit dhe Italisë nuk figuronte në treshën finalist të këtij çmimi. Italianët, gjithsesi, janë përfaqësuar me trajnerin më të mirë për vitin 2016, teksa Claudio Raineri triumfoi ndaj Zidane dhe Santos, falë mrekullisë që bëri me Leicester City, në Premier League.

    [interaction id=”5873e12efef6bbbe783bac75″]


    Lexo postimet e tjera