Kampionatet në Europë

Ronaldo dhe Messi, kur “kryqëzimi i shpatave” mes tyre nuk mbaron

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nuk ndalen të shtyjnë përpara për më të mirin. Premiera e të dyve në Ligën e Kampionëve është kthyer në dëshmi se “shpatat” do të vazhdojnë të kryqëzohen në të gjithë lartësinë e një sezoni më shumë. Nëse Messi bëri një dopietë kundër Juventusit, Kristiano u përgjigj me dy gola të tjerë në “Bernabeu”. Përtej debatit të përjetshëm nëse argjentinasi është më i mirë se portugezi dhe anasjelltas, fakti është se të dy lojtarët po e mbajnë gjallë betejën në fushë mes tyre, me numrat si një reflektim i vërtetë i realitetit. Sa i përket konkurrencës maksimale në nivel të klubeve, Cristiano Ronaldo merr duelin e golashënuesit më të mirë. Portugezi përmblodhi 107 gola deri tani kundër 96 golave të Messit. Me atë të së mërkurës, “madridista” ka luajtur 141 ndeshje në Champions, duke shënuar një gol në çdo 114 minuta.

Shifrat e Messit nuk janë shumë prapa, pasi ai ka luajtur më pak ndeshje se CR7, por me një përqindje më të lartë golashënuesi të suksesshëm (1 gol në 100 minuta). Messi dhe Cristiano luftojnë për të qenë golashënuesi më i mirë i Champions-it. Të dy nënshkruan nga dy gola në këtë ditë të parë të fazës grupore të Champions-it. Në garën në shtëpi, La Liga, të dy vazhdojnë të plasojnë rekordet e tyre. Në krahasim me të, Messi ka luajtur 385 ndeshje, duke shënuar gjithsej 354 gola (një për çdo 87 minuta). Cristiano përgjigjet me 265 ndeshje dhe 285 gola, duke shënuar një gol për çdo 80 minuta. Natyrisht, përsa i përket asisteve, askush nuk i afrohet Leos. 160 asiste, krahasuar me 90 të CR7. Edhe me kombëtaret e tyre dinamika është e ngjashme. 145 ndeshje dhe 78 gola për Cristiano Ronaldon me Portugalinë, kundër 118 ndeshjeve dhe 58 golave të Messit me Argjentinën.

Ata janë të pazëvendësueshëm për Real Madridin dhe Barcelonën, respektivisht. Të gjitha këto të dhëna shtojnë ndjenjën se ekipet e tyre nuk janë të njëjta nëse secili prej tyre nuk luan. Me sanksionimin e CR7 në La Liga, grupi i bardhë pati vështirësi për të fituar. Ai debutoi me një fitore të rehatshme përpara Deportivos, por në ditët vijuese, kundër Valencias dhe Levantes nuk arriti të “firmoste”. Lucas Vázquez e njohu pas duelit me “granotas” se Real Madridit i mungonte portugezi. Barcelona ka të njëjtën simptomë kur argjentinasi nuk është. Projekti azulgrana funksionon rreth Leos. Ernesto Valverde erdhi për të siguruar ndeshjen kundër Juventusit: “Nëse ai është i mirë dhe me besim, ne kemi një potencial të rëndësishëm”. Nuk mund të ishte më e pastër kjo e vërtetë.

Më shumë nga Kampionatet në Europë