Champions League

Ronaldo: Duam të fitojmë Champions-in, është turneu ynë…

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola ndaj APOEL, ndërsa foli për mediat zyrtare të UEFA-s si “lojtari i ndeshjes”. Duke bërë analizën e fitores 3-0, portugezi nënvizoi: “Ishte një ndeshje që duhej ta fitonim, luajtëm në shtëpi dhe donim ta fillonim mirë Ligën e Kampionëve. E dinim se do të përballeshim me një ekip shumë mbrojtës, ndaj nuk mund të shënonim më shumë gola. Sidoqoftë, në fund arritëm një rezultat të mirë. Unë jam i kënaqur të luaj përsëri.

Kjo është një garë e ndryshme dhe të filloj të shënoj gola përsëri ishte shumë e rëndësishme për mua. Kam kontribuar në fitore dhe ndihem mirë për këtë. Favoritë? Kjo garë është shumë e gjatë, duhet të luajmë ndeshje pas ndeshjeje. Së pari do të luajmë fazën e grupeve dhe pastaj do të shohim, por sigurisht që duam të fitojmë Ligën e Kampionëve, sepse është kompeticioni i Real Madridit”.

 

Më shumë nga Champions League