Gossip

“Ronaldo është akoma i dashuruar dhe shumë xheloz për Irinën”

Kanë kaluar tre vite nga momenti që Cristiano Ronaldo dhe Irina Shayk i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, që zgjati plot katër vite. Të dy kanë ndërtuar jetët e tyre: portugezi me Georgina Rodriguez dhe top modelja ruse me aktorin Bradley Cooper, me të cilin ka pasur një djalë marsin e vitit të kaluar.

“The Sun” ka publikuar një artikull të bazuar te një dëshmi e njërit prej miqve të futbollistit, i cili ka zbuluar se Ronaldo është xheloz për Irinën:
“Ronaldo është akoma i dashuruar me të. i vjen keq për mënyrën sesi përfundoi historia e tyre dhe shqetësohet për jetën e saj. Nuk mendonte kurrë se ajo do të largohej”.

Sipas të përditshmes britanike, prishja e lidhjes mes të dyve ka ndodhur për shkak se në atë moment Cristiano nuk donte një fëmijë tjetër, por Irina po. Ndërkohë, Cristiano ka zgjeruar familjen e tij me Georgina Rodriguez, nga lidhje me të cilën ka lindur Alana Martina në nëntor (pas binjakëve Eva dhe Mateo, të lindur nga një shtatzëni surrogate).


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Gossip