RUSI 2018

Ronaldo është çdo gjë që një uruguaian urren te një njeri

Shtypi uruguaian është treguar shumë i ashpër me Cristiano Ronaldo-n në prag të 1/8-ave mes tyre dhe Portugalinë. Është një ndeshje  e shumëpritur, megjithëse nuk janë skuadra që shfaqin futbollin më të bukur.

Ato janë skuadra që varen nga puna e madhe, shpirti i garës dhe saktësia para portës.

Ronaldo është ylli i Portugalisë, dhe shtypi uruguaian ka folur me përçmim ndaj tij në faqet e gazetave apo në portale.

“Ronaldo është futbollisti që uruguaianët urrejnë më shumë, për shkak të vlerave të tij si njeri,” shkruhet në një artikull të Ovacion.

Kjo për shkak se, sipas tyre, Ronaldo është mendjemadh, arrogant, narcicist, ai ka shpëtuar nga ligji vetëm pasi është ai që është dhe uruguaianët urrejnë gjithçka që ai përfaqëson.

Por artikulli tregohet edhe realist, duke theksuar se ai është një atlet elite, një talent që është parë rrallëherë në futboll. Artikulli mbyllet me frazën:

“Edhe për këtë arsye e urrejmë. E urrejmë aq shumë sa që e admirojmë.”

Më shumë nga RUSI 2018