Connect with us

Futboll

“Ronaldo është një shembull i keq për James Rodrguez”

Ikona kolumbiane Faustino Asprilla ka kritikuar James Rodriguez pas humbjes 3:0 kundër Argjentinës në kualifikueset e Rusi 2018, duke shtuar se shoku i ekipit te Real Madrid Cristiano Ronaldo është një influencë e keqe. James është kapur nga kamerat duke shfaqur një sjellje jo të mirë dhe duke debatuar me shokët e ekipit si dhe me arbitrin e ndeshjes.

Ikona kolumbiane Faustino Asprilla ka kritikuar James Rodriguez pas humbjes 3:0 kundër Argjentinës në kualifikueset e Rusi 2018, duke shtuar se shoku i ekipit te Real Madrid Cristiano Ronaldo është një influencë e keqe. James është kapur nga kamerat duke shfaqur një sjellje jo të mirë dhe duke debatuar me shokët e ekipit si dhe me arbitrin e ndeshjes. Asprilla nuk ishte i kënaqur me sjelljen e 25 vjeçarit dhe fajëson miqësinë me Ronaldon. “Së fundmi kam vënë re se miqësia e James me Ronaldon po e dëmton,” shprehet Asprilla për ESPN.

Image result for james rodriguez colombia

“Kur nuk ia japin topin Cristianos bë me gjeste drejt të gjithëve. James ka bërë të njëjtat gjeste me Kolumbinë kur nuk i jepnin topin. Ai ia bënte me dorë shokëve të ekipit. Në fillim të ndeshjet ai u ngrys drejt Eder Balanta dhe bëri gjeste. Gjëja e parë që James duhet të bëjë është të ndihmojë shokët e ekipit. Ai po luan në një skuadër të mbushur me të rinj që e respektojnë dhe askush nuk e replikon. Por në një ekip tjetër do t’i kishin dhënë një shuplakë. Ai ka marrë huqet e Cristianos, i cili e bën gjatë gjithë kohës.”

 

Më shumë nga Futboll