Champions League

“Ronaldo është shpirti i Real Madridit, më i miri në botë”

Dani Ceballos e përshkroi Cristiano Ronaldon si “shpirtin e skuadrës”, pasi bëri një kthim vendimtar në veprim gjatë fitores së Ligës së Kampionëve të Real Madridit ndaj APOEL. Ylli portugez shënoi dy herë, për t’u ngjitur në kuotën e 107 golave në Champions, dhe i dha skuadrës së Zinedine Zidane një fillim fitues në mbrojtje të trofeut. Ishte paraqitja e parë konkurruese e Ronaldos për Real Madridin që nga ndeshja e parë e Superkupës së Spanjës, me 32-vjeçarin që mbetet të konsumojë edhe një ndeshje pezullim në La Liga, kundër Real Sociedad, të dielën, për ta mbaruar dënimin.

Kampionët europianë dhe spanjollë kanë barazuar në dy ndeshjet e fundit të La Liga-s në mungesë të tij dhe Ceballos ka pranuar se ata kanë nevojë për ta kthyer portugezin sa më shpejt të jetë e mundur. “Me Cristianon në fushë, ne jemi gjithmonë më të rehatshëm. Ai na jep besimin që shndërrohet në gola, – tha Cabellos. – Ronaldo është shpirti i ekipit, ai është themelor për ne dhe në gjendje më të mirë se kurrë. Ai ka pasur një lojë të mirë dhe ambicia e bën më të mirin në botë”.

Ishte shfaqja e parë e Ceballos që nga debutimi i tij në Superkupë dhe 21-vjeçari, duke luajtur në garën më të lartë të Europës. “Unë jam i lumtur që e kam filluar ëndrrën e Ligës së Kampionëve me një fitore. Do të jetë e vështirë të harrohet kjo sfidë, – tha Ceballos, i cili u bashkua nga Real Betis në korrik për një tarifë të raportuar prej 18 milionë eurosh. – Është një ditë e veçantë për mua, një ëndërr e vërtetë. Ne po përpiqemi të shkruajmë historinë, është në duart tona dhe e kemi treguar se duhet të fitojmë titullin e tretë radhazi të Ligës së Kampionëve”.

Më shumë nga Champions League