Kampionatet në Europë

Ronaldo është Trump, Messi është Clinton…

Një nga ikonat e gazetarisë, Kent Brockman, dikur deklaroi: “Unë e kam thënë atë më parë dhe do ta thoja përsëri: Demokracia, thjesht nuk funksionon!”

 

Një nga ikonat e gazetarisë, Kent Brockman, dikur deklaroi: “Unë e kam thënë atë më parë dhe do ta thoja përsëri: Demokracia, thjesht nuk funksionon!” Nëse dikush pajtohet apo jo me këtë, kjo është tjetër gjë. E pamohueshme është se proceset e votimit mund të jenë të ndërlikuar dhe kompleks, ashtu si edhe rezultatet e tyre kontradiktore dhe konfuze. Me çfarë  tjetër do ta shpjegoni faktin që më shumë amerikanë votuan për Hilari Clinton në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, por është Donald Trump, i cili do të bëjë betimin si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas disa ditësh. Ne nuk kemi as kohën dhe as vullnetin për të diskutuar të metat e sistemit zgjedhor, të SHBA apo të kujtdo vendi tjetër, këtu! Ajo që duam të themi dhe të heqim paralele me fituesin dhe humbësin e zgjedhjeve të fundit në Amerikë, ka lidhje me dy yjet e futbollit të sotëm.

Lionel Messi ka marrë më shumë vota nga kolegët e tij për “FIFPro World11”, ndërsa Cristiano Ronaldo e ka parë veten të dytin. Atëherë, si ka mundësi që në ditën inauguruese të çmimit të FIFA-s, “The Best”, triumfon portugezi?! Çmimi “FIFPro World11” vendoset nga futbollistët profesionalë, ndërsa çmimet e tjera (më të mira), janë votuar nga tifozët, në një anketë online të FIFA-s, nga kapitenët dhe trajnerët e çdo kombëtareje në botë, pa harruar edhe gazetarët e përzgjedhur. Secili grup përbën 25 për qind të votive për “The Best”. Fituesi i “Euro 2016” dhe Champions, Ronaldo, mori 35.54% për qind të “aksioneve” në inaugurimin e këtij çmimi të FIFA-s, që konkurron tashmë me “Topin e Artë”. Leo Messi përfundoi i dyti, me 26.42%. Antoine Griezmann ishte i treti, me 7.53%, vetëm pak vota para Neymar dhe Luis Suarez, të cilët regjistruan 6.23% dhe 5.11%, respektivisht.

Interesant, megjithatë, duket sondazhi i “FIFPro”, i cili mori vota nga 26 516 lojtarë, anembanë globit, të cilët dhanë rezultate të ndryshme. Edhe pse numrat e saktë mbeten konfidencialë, ajo që dimë është se Messi ka marrë më shumë vota nga tre lojtarët e “podiumit” të “The Best”, duke përfshirë edhe Ronaldon. Kjo gjë sugjeruar se argjentinasi është lojtar i profesionistëve për vitin 2016, diçka jozyrtare. Në vende të tjera, kolegët e kanë konsideruar Luis Suarez shumë të denjë për një vend, së bashku me Ronaldon dhe Messin, në “FIFPro World11”, para Griezmann, i cili mbylli një vit të mirë. Në të vërtetë, fituesi i “Euro 2016” dhe “Golden Boot”, francezi i Atletico Madrid, është konsideruar vetëm i pesti më i mirë në botë për vitin e kaluar nga profesionistët e tjerë, me heroin olimpik të Brazilit, Neymar, duke përfunduar i katërti.

Befasi ishte vendimi i FIFA-s për të shtuar gazetarë, trajnerë dhe tifozë në “ekuacionin” e “The Best”, çka dha rezultate të ndryshme në krahasim me sondazhin e “FIFPro World11”. Por, çfarë do të thotë e gjitha kjo? A ishte Messi sulmuesi më i mirë në botë, vitin e kaluar, ndërsa Ronaldo lojtari më i mirë? A jemi duke lexuar më shumë se duhet nëpër numra? Gjithsecili mund të ketë opinionin e tij, por zakonisht numrat nuk gabojnë, aq më tepër të profesionistëve…

 

Më shumë nga Kampionatet në Europë