Champions League

Ronaldo historik, vendos dy rekorde të tjerë në Champions

Cristiano Ronaldo është kthyer në fushën e lojës mbrëmjen e sotme dhe ka realizuar dy gola në fitoren 3-0 të marrë nga Real Madrid kundër Apoel. Falë këtyre dy golave ai është bërë lojtari që ka shënuar numrin më të madh të golave në ndeshjet e Champions League të luajtura në shtëpi me 55 gola, duke kaluar piëkrisht rivalin e tij Lionel Messi, i cili është në kuotën e 54 realizimeve.

Një nga këto gola ka ardhur nga pika e bardhë e penalltisë dhe tani ylli portugez është bërë lojtari me numrin më të madh të 11-metërshave të realizuar në historinë e Champions League. Ronaldo ka realizuar 12 herë me penallti, një më shumë se Lionel Messi.

Më shumë nga Champions League