Connect with us

Futboll

Ronaldo inatoset dhe shan Zidane pas zëvendësimit

Shkëndija mes Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane në momentin që trajneri francez zëvendësoi sulmuesin portugez gjatë ndeshjes së djeshme fituar 2-1 nga Real Madrid në fushën e Atletiko Bilbao. Në një video të bërë publike nga televizioni spanjoll “Gol”, duket sulmuesi portugez që ka mbetur i pakënaqur nga zëvendësimi dhe ka thënë “përse unë?” në momentin e daljes nga fusha (minuta e 79-të).

https://www.youtube.com/watch?v=T5LVAKaYz2s

Madje mediat spanjolle thonë se Ronaldo ka sharë trajnerin e tij në momentin e zëvendësimit, duke acaruar marrëdhënien mes tyre. Një situatë që konfirmon se sulmuesi portugez nuk dëshiron të zëvendësohet dhe se dëshiron të luajë gjithnjë 90 minuta. Trajneri Zinedinë Zidane ka dashur të qartësojë situatën dhe të ulë gjakrat pas ndeshjes, duke thënë se “të gjithë zëvendësohen dhe hera-herës edhe Ronaldo do të dalë më herët nga fusha”.

Më shumë nga Futboll