Connect with us

Kampionatet në Europë

Ronaldo, intervistë për FIFA-n: Ja dita më e lumtur e jetës sime!

Të gjithë e dimë se çfarë është në gjendje të bëjë Cristiano Ronaldo në fushë, por ai ka zbuluar disa gjëra interesante

Të gjithë e dimë se çfarë është në gjendje të bëjë Cristiano Ronaldo në fushë, por ai ka zbuluar disa gjëra interesante për jetën e tij në një intervistë të dhënë për FIFA-n, pas marrjes së çmimit “The Best”. Katër herë fituesi i “Topit të Artë” është prezantuar në intervistë me përgjigje të shkurtëra, por ka folur për shumë gjëra, që i pëlqejnë në jetë. Që nga dashuria e fortë me të birin, muzika që dëgjon dhe pjata më e mirë që di t’ia përgatisë mamaja Dolores.

Cili është goli më i bukur në karrierë?
Gjithmonë them ai që e kam shënuar i fundit është më i rëndësishmi.

 

Pjesa më e mirë të jesh Cristiano Ronaldo?
T’i bëj njerëzit e lumtur.

Mbrojtësi më i mirë, që keni pasur kundër?
Është e vështirë ta zgjedh një. Jam përballur me shumë mbrojtës fantastikë.

 

Dita më e lumtur në jetë tuaj?
Kur më lindi djali.

 

Kënga juaj e preferuar?
Nuk kam një këngë të vetme, por shumë. Më pëlqen muzika upbeat, sikurse edhe ajo regaton.

Gjëja më e bukur që të ka thënë djali ty?
Baba, të dua dhe ti je më i miri në botë.

 

Qyteti më i mirë në Portugali?
Funchal, në ishullin e Madeiras.

Stadiumi më i mirë, që ke luajtur?
“Santiago Bernabeu”.

 

Pjata më e mirë që ta përgatit mamaja?
Merluc.

 

Më shumë nga Kampionatet në Europë