• Ronaldo: Jam më i miri. Bojkoti i Barcelonës, jo i bukur!

    Publikuar: 10 Jan 12:34

    Duke folur për programin “El Larguero” të “Cadena Sere”, Cristiano Ronaldo ka lëshuar një mesazh për Gerard Pique, kur u pyet në lidhje me deklaratat e fundit të lojtarit të Barcelonës, duke thënë se “Real Madridi ndihmohet nga arbitrat”. “Deri në vitin 2017, unë kërkoj që njerëzit ta kenë më shumë në rregull kokën”, – tha Cristiano në lidhje me lojtarin e Barçës.

    Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, që dje mori edhe “The Best” në inaugurim, trofeun e ri të FIFA-s, gjithashtu, nuk hezitoi për të siguruar se ishte më i miri në vitin që shkoi: “The Best ishte për më të mirin, unë jam ai”. Lojtari i Real Madridit komentoi edhe mungesën në ceremoninë e Zyrihut të lojtarëve të Barcelonës: “Vendimi është i respektuar për Barcelonën, por e bukur nuk ishte. Ne do të presim shpjegime. Tifozët presin tjetër sjellje nga ne, lojtarët.”

    [interaction id=”5873e12efef6bbbe783bac75″]


    Lexo postimet e tjera