Champions League

Ronaldo kërcënon “rekordin e gjashtë” të legjendës madrilene

Cristiano Ronaldo kthehet në Spanjë dhe e bën këtë duke trokitur në derën e “Mestalla”. Futbollisti portugez është një nga flamujt e Ligës së Kampionëve. Numrat e tij e pasqyrojnë këtë (ai ka luajtur 153 ndeshje dhe ka shënuar 120 gola në këtë kompeticion). Sot, ai debuton me Juventusin në këtë garë. Më e preferuara e tij, që e ndjen më shumë.

Të dielën e kaluar, kur përfundoi ndeshja ndaj Sassuolos, ku e bëri “sefte” si golashënues në klubin e Torinos, po shikonte nga Liga e Kampionëve. “Tani fillon gara që më pëlqen më shumë”, – tha Cristiano. Për më tepër, rreziku po rritet, sepse është turneu që i pëlqen portugezit. Champions-i e ka motivuar më shumë në karrierën e tij.

Në fakt, i ka fituar tri edicionet e fundit me fanellën e Real Madridit, ka edhe një tjetër me Manchester United, pa harruar atë të vitit 2014 me “Los Blancos”. Pra, CR7 është në ndjekje të rekordit të Gento, i cili ka fituar gjashtë Champions. Dhe duket ekstra i motivuar për këtë. Është edicioni i shtatëmbëdhjetë i radhës, që luan.

Paco Gento, presidenti aktual i nderit të Real Madridit, e fitoi gjashtë herë këtë kompeticion me grupin e bardhë. Ai pasohet nga Ronaldo, Di Stefano, Maldini, Costacurta dhe disa lojtarë të Real Madridit, me nga pesë Champions (dikur quhej Kupa Europiane). Me nga katër rofe të tillë janë Pique, Messi, Xavi, Iniesta, Seedorf, Phil Neal.

Valencia, një nga “viktimat” e tij të preferuara
“Mestalla” do të shohë debutimin e luzitanit me Juventusin në Europë. Valencia ka vuajtur për shumë vite karshi tij. Cristiano i ka shënuar 15 gola në 16 ndeshje të Ligës së Kampionëve. Ajo ishte një nga “viktimat” e tij të preferuara gjatë nëntë sezoneve që luajti në Spanjë (La Liga). Vetëm në gjashtë ndeshje kundër bardhezinjve, Ronaldo nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës. Tani, arrin në “Mestalla” me ecurinë më të mirë kundër Valencias. CR7 ka katër ndeshje rresht, që i shënon Valencias.

Më shumë nga Champions League