Connect with us

Seria A

“Ronaldo i Moskës nuk ishte njerëzor!”

Beppe Bergomi, i intervistuar nga Inter Channel, ka folur për të kaluarën e tij si lojtar i zikaltërve, duke përshkruar me këto fjalë një nga paraqitjet e bëra nga “Fenomeni” në sezonin 1997/98: “Ronaldo atë vit dhe atë sezon ka qenë i pabesueshëm. Atë që ka bërë në Rusi, në gjysmëfinale, në atë fushë të mbuluar nga balta, dukej sikur lundronte dhe nuk fundosej si ne njerëzorët e tjerë. Një talent unik, vareshim të gjithë nga ai, teknika dhe shpejtësia e tij ishin të pabesueshme. Jemi përqendruar te faza mbrojtëse, Simoni e kishte kuptuar: duhet të njohësh limitet e tua dhe të shfrytëzuar cilësitë e atyre që ke në dispozicion. Dhe Ronaldo na ka ndihmuar ta fitojmë atë kupë”.

“Kur ka ardhur, në ndeshjen e parë stërvitore, kemi qenë kundërshtarë. Portieri ka rivënë topin në lojë dhe unë kam menduar ‘tani do t’ia vjedh’, ai ka përdorur gjoksin për ta kaluar topin sipër meje dhe ka shënuar ndaj Pagliuca-s me një goditje parabël. Kështu është prezantuar. Kur një lojtar bën gjëra të tilla në stërvitje, e kupton se sa i jashtëzakonshëm është ai futbollist. Me të vërtetë unik”, ka thënë Bergomi.

 

Më shumë nga Seria A