RUSI 2018

Ronaldo në rolin e psikologut, i bën terapi Neymarit para çdo ndeshjeje

Ronaldo Nazario është bërë një nga mbështetësit kryesorë të Neymar në këtë fillim të Kupës së Botës. Ai ka filluar ta ndihmojë dhe asistojë numrin 10 të kombëtares braziliane. Pak lojtarë si “Ronie” e dinë presionin për të qenë ylli i “Canarinhas” dhe në këto ditë stuhie për Neymarin, ai i është drejtuar atij në mënyrë që të jetë i qetë dhe të ofrojë versionin e vet më të mirë.

Miq prej disa vitesh, bisedimet në mes të dyve janë të zakonshme në këtë Botëror. Ata gjithmonë flasin ballë për ballë, një ditë para ndeshjes, gjatë vizitës që Ronaldo bën në rezidencën e Brazilit në Rusi, që tashmë është bërë një traditë. Rituali ka qenë i njëjtë para ndeshjeve kundër Zvicrës dhe Kosta Rikës.

Mitiku numër 9 i Brazilit i përshëndet të gjithë në “Seleçao” dhe më pas bën një ndarje me Neymar, me të cilin, gjithashtu, flet çdo ditë me telefon dhe e ka mbështetur nga afër, që kur u dëmtua në muajin mars. Ai ishte një nga të parët që shkoi në shtëpinë e Neymar, në Rio de Janeiro, pasi ishte operuar dhe e ka ndjekur shërimin e tij në çdo milimetër. Sepse Ronaldo është një mik për Neymar dhe ai e do ekipin brazilian.

Në takimin e parë, ballë për ballë, në Rusi, midis Neymarit dhe Ronaldos, ishte gjithashtu “Ney Pai”, i cili sapo filloi Kupa e Botës ka dashur të jetë më afër djalit të tij, për t’i dhënë mbështetje e tij. Sidoqoftë, mbështetja më e madhe e Neymarit vjen nga Ronaldo, i cili ka kaluar nëpër situata shumë të ngjashme me ato që lojtari i PSG-së tani po i përjeton.

Në vitin 1998, një sulm ankthi në prag të finales kundër Francës, e la atë praktikisht jashtë luftës. Ai ishte 22 vjeç dhe presioni i lartë ra mbi të. Dhe, në vitin 2002, arriti në “Kore dhe Japoni” pas lëndimit të tij të parë në gju, por përfundoi duke e fituar Kupën e Botës dhe bërë golashënuesi më i mirë, edhe pse u kritikua në fillim. Neymar po kalon një situatë shumë të ngjashme me atë që “Ronie” kishte në ditët e tij të dikurshme.

Publikisht, Ronaldo, gjithashtu avokon për Neymar. Si një komentator në televizionin “O’Globo”, ai nuk ngurron të ulë kritikën dhe të kërkojë votëbesim për të. “Ne nuk mund të harrojmë se Neymar po vjen nga një dëmtim shumë i rëndësishëm i këmbës dhe se ai ende po fiton besim. Jam i sigurtë se ky gol do ta rrisë moralin e tij dhe gjërat do të përmirësohen tani. Ky gol do të bëjë që Neymar të jetë udhëheqës i Brazilit”, – tha “Fenomeni” pas ndeshjes me Kosta Rikën.

Më shumë nga RUSI 2018