RUSI 2018

Ronaldo, pas eliminimit nga Botërori “humb” edhe Italinë

Nëse Botërori nuk filloi kurrë për Italinë, ai i të mëdhave të tjera ka mbaruar që tani. Nga Gjermania, e eliminuar për herë të parë në historinë e saj në fazën me grupe, tek Argjentina dhe Portugalia, të detyruara të kthehen në shtëpi pas 1/8-ve.

Për kombëtaret europiane të zhgënjyera ka ardhur koha e pushimeve, por ë në shtator do të kthehen ndeshjet zyrtare, sepse do të fillojë Nations League, kompeticioni i ri i UEFA-s që do të zhvillohet në vitet “tek” dhe që do të garantojë disa vende në Euro 2020.

Italia do të jetë në një grup që përfshin dy kombëtare të tjera të zhgënjyera nga Botëror, si Polonia, e eliminuar pas fazës së parë dhe Portugalia. Skuadra e Mancini-t do të debutojë më 7 shtator në Bologna kundër Leëandoëski-t me shokë, ndërsa tri ditë më vonë do të jetë në Lisbonë për ‘u përballur me kampionët e Europës në fuqi.

Është pikërisht kjo ndeshje që do të ketë një risi të rëndësishme, skualifikimin e Cristiano Ronaldo. Kapiteni i Portugalisë është ndëshkuar me karton të verdhë në minutat e fundit të ndeshjes me Uruguain, që ka sjellë eliminimin e luzitanëve. Një ndëshkim ky që, duke iu bashkuar të verdhit të marrë kundër Iranit, ka sjellë skualifkimin e Cristianos, i cili do ta shlyejë në ndeshjen e parë zyrtare, atë kundër Italisë.

Një lajm shumë i mirë për skuadrën e Mancini-t dhe i keq për portugezin, që nuk e ka zyrtarizuar akoma të ardhmen e tij me kombëtaren dhe që është përballur më “Axurrët” vetëm një herë në karrierën e tij, në miqësoren e luajtur në 31 marsin e 2004-ës.

Më shumë nga RUSI 2018