La Liga

Ronaldo i përgjigjet kritikëve dhe kërcënon Barçën: Do të jemi gati për të dielën

Cristiano Ronaldo është lojtari i ndeshjeve të mëdha. “Los Blancos” janë shpallur kampionë të botës pasi kanë mundur Gremio-n në finale. Një fitore që ka ardhur falë një goditje dënimi të portugezit, i cili është golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni me shtatë realizime në katër pjesëmmarje.

Pas ndeshjes, Ronaldo ka marrë revanshin e tij ndaj kritikëve: “Statistikat e mia flasin vetë për mua”, ka thënë ai. “Unë i përgjigjem gjithmonë kritikave në fushën e lojës dhe jam shumë i lumtur”.

Në lidhje me triumfin e radhës së madrilenëve: “Ne donim të fitonim, e dinim se do të kishim përballë një ekip të mirë, por Real nuk kishte fituar kurrë pesë trofe në një vit kalendarik dhe Zidane na tha se duhej të jepnim gjithçka që kishim dhe kemi fituar me meritë”.

“Në pjesën e dytë jam ndier pak i lodhur, por do të jem gati për të dielën e ardhshme”, ka thënë CR7. Një lajm i mirë ky për tifozët madrilenë, sepse të dielën e ardhshme Real Madrid do të luajë ndeshjen e fundit të 2017-ës kundër Barcelona-s.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga La Liga