La Liga

Cristiano Ronaldo zbulon të ardhmen para tifozëve

Cristiano Ronaldo u shfaq për të ofruar shpresë për tifozët e Real Madridit, se ai do të qëndrojë në klub. Këtë e bëri gjatë paradës së trofeut të Ligës së Kampionëve, të dielën. 33-vjeçari shte në hije gjatë fitores 3-1 ndaj Liverpool, në Kiev, ndërsa lëshoi bombën, duke nënkuptuar se do ta linte Real Madridin.

Pak më vonë kërkoi falje për kohën e komenteve të tij, pasi thuhet se ishte qortuar privatisht nga kapiteni Sergio Ramos, duke shtuar se do të jepte pak qartësi për të ardhmen e tij në ditët e ardhshme.

Megjithatë, duke folur para mijëra mbështetësve të mbledhur në kryeqytet, ndërsa Real Madridi festoi triumfin e tretë radhazi në Champions, ylli portugez sugjeroi se mund të vazhdonte në “Bernabeu” edhe për të paktën një vit tjetër.

“Faleminderit që keni qenë këtu, këtë pasdite, – tha CR7 nga ballkoni i selisë së bashkësisë në “Puerta del Sol”. – Kemi falënderuar historinë për ju, që na keni mbështetur gjithmonë. Është një moment i lumtur dhe ne jemi shumë të gëzuar. Hala Madrid dhe asgjë tjetër! Faleminderit djema… Deri sezonin e ardhshëm…”

Gjatë festimeve, lojtarët dhe tifozët e Real Madridit u bashkuan në unison, duke thirrur në kor: “Cristiano, qëndro”, me Ronaldon duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesave. Ai shtoi: “Çfarë mund të them për këto tifozë, që më japin kaq shumë dashuri çdo ditë? Unë jam shumë krenar për të luajtur në klubin më të madh në botë, faleminderit për këngën, kjo është shumë e rëndësishme për mua. Jam shumë i kënaqur me pasionin taj, me këta lojtarë dhe me këta trajnerë, që më japin motivimin më të mirë. Ajo që më pëlqen më së shumti është të fitoj. Me këta lojtarë është e pamundur të mos fitosh Ligën e Kampionëve. Faleminderit shumë!”

Më shumë nga La Liga