Champions League

Ronaldo rikthehet me dopietë, Tottenham thyen mallkimin “Wembley” ndaj Dortmund

Cristiano Ronaldo nuk kishte harruar të merrte golat me vete ndaj APOEL-it. Sulmuesi portugez është rikthyer me një dopietë të rëndësishme në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Champions League. Los Blancos nuk e vunë asnjëherë në dyshim fitoren në “Bernabeu” teksa ishte Topi i Artë ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 12-të.

Për golin e dytë duhet të prisnim deri në minutën e 52-të kur portugezi dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Rastet për të shënuar ishin të shumta, dhe ndeshja mund të kishte përfunduar lehtësisht me 6 apo 7 gola por Isco nuk ishte në formën e tij më të mirë duke shpërdoruar shumë mundësi. Goli i tretë u shënua nga kapiteni i skuadrës Sergio Ramos. Me këtë fitore Real Madrid shkon në krye të grupit H.

Ndërkohë në sfidën më të fortë të grupit ishte Tottenham që më në fund theu mallkimin e “Wembley-t” duke mundur Borussia Dortmund me rezultatin 3-1. Ishte një paraqitje fantastike e djemve të Mauricio Pochettino-s, të cilët gjetën golin Son që në minutën e 4-të.

Borussia kundërpërgjigjet menjëherë me ukrainasin Yarmolenko por më pas vijnë dy supergolat e Harry Kane, i cili është rikthyer të shënojë pas thatësirës së gushtit. Një fitore shumë e rëndësishme e anglezëve të cilët me sa duket do të luftojnë me Borussia Dortmund për vendin e dytë të Grupit H.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Champions League