• Ronaldo sërish baba, dy binjakë nga një “nënë surrogato”

    Publikuar: 12 Mar 12:26

    Cristiano Ronaldo do të bëhet sërish baba”. Lajmin e ka konfirmuar një burim i afërt pranë familjes së futbollistit portugez, që ka shtuar se këtë herë ai pret të bëhet baba i dy binjakëve. Por interesant fakti se e ëma e dy binjakëve nuk është e fejuara e tij Georgina, por sërish një grua e panjohur (siç njihet ndryshe, nëna surrogato). Ashtu si në rastin e parë, Cristiano Ronaldo vendos që fëmijët t’i bëjë me një femër enigmë dhe jo me partneret e tij (mendohet se ajo është amerikane).

    Cristiano Ronalo me djalin dhe Georgina, partnerja e tij

    Sipas mediave britanike, duket se yllit të Real Madrid i pëlqen jeta e “babait-beqar”, ndaj dhe ka vendosur të mbjellë spermën e tij te një femër e panjohur. Burimi pranë familjes ka shtuar gjithashtu se binjakët do të mbërrijnë në shtëpinë e futbollistit menjëherë pas lindjes së tyre. “Ronaldo mendon se ky është momenti i duhur për t’i dhuruar djalit të parë Cristiano Junior dy vëllezër të vegjël”, thotë e përditshmja “Sun”. Nuk dihet se sa i ka kushtuar kjo gjë sulmuesit portugez, ndërkohë që për djalin e parë thuhet se ka paguar 15 milionë euro.


    Lexo postimet e tjera