• Ronaldo sulmon kritikët: Tani, mbylleni gojën!

    Publikuar: 10 Jan 8:41

    “Kishte shumë dyshime rreth meje. Janë bërë shumë fushat kundër meje, brenda dhe jashtë futbollit. Donin të më godisnin nga të gjitha drejtimet, por e vërteta është që lojtari më i mirë u shpall ai që është më i mirë, pra unë.” – këto kanë qenë fjalët e Cristiano Ronaldo, 24 orë pas mbrëmjes gala në Zyrih, ku u shpall futbollisti i vitit 2016.

    Viti 2016 ka qenë i bekuar për sulmuesin portugez të Real Madrid, që ka fituar Champions League, Botërorin për Klube dhe Euro 2016, por deri në dhjetor emri i tij përflitej edhe për një evazion fiskal prej 30 milionë eurosh. “Donin që të dukesha i keq në sytë e njerëzve, – vazhdoi Ronaldo. – por si e kam thënë, ai që nuk ka bërë asnjë gjë të keqe nuk ka përse të kujdeset për fjalët. Tani, besoj se e kanë mbyllur gojën shumë vetë pas këtij çmimi.”

    Më pas, Ronaldo vazhdoi: “Unë jam një njeri që i bën gjërat ashtu si duhet, që i ndihmon të tjerët dhe më vjen keq kur flasin për mua. Çmimi që më shijon më shumë në dollapin e trofeve është ai që kam marrë për bamirësinë. Megjithatë ka njerëz që duan të më godasin, për të maskuar gjërat që bëjnë të tjerët. Në fund fiton gjithmonë drejtësia. Të shohim a ka evazion fiskal, apo vetëm mashtrime kundër meje.”


    Lexo postimet e tjera

    Breaking