La Liga

“Ronaldo, më i talentuar se Cristiano”

Cristiano Ronaldo nuk është i talentuar aq sa braziliani me emrin e tij, por puna e madhe e ka ngritur atë në statusin e më të mirë në botë. Ky është mendimi i ish-drejtorit të Real Madrid, Arrgio Sacchi. “Fenomeni” ka udhëhequr sulmin e madrilenëve gjatë aventurës së shkurtër të Sacchi-t në “Bernabeu”, në mesin e viteve 2000, duke shënuar 104 gola në 177 ndeshje, në pesë vite.

Sacchi beson se dedikimi dhe profesionalizmi i Cristiano Ronaldo e ka ndihmuar atë të ketë një karrierë më të gjatë dhe më të suksesshme në nivel klubesh. “Dikur jam takuar me Carlo Ancelotti-n kur ai ishte trajneri i Real Madrid dhe a e dini se kush ishte në fushë duke u stërvitur një orë e gjysmë para fillimit të stërvitjes? Cristiano Ronaldo”, ka thënë Sacchi për “Corriere dello Sport”.

“Ronaldo brazilian kishte më shumë cilësi, por ai nuk zgjati shumë sepse ai nuk donte të stërvitej. Cristiano, nga ana tjetër, është një profesionist shembullor. Psikologjia konjitive na mëson se askush nuk ka lindur me një talent të caktuar, është diçka për të cilën duhet të punosh çdo ditë. Kështu është ai. Ai ngre Real-in, Real-i ngre atë”, ka thënë Sacchi.

Më shumë nga La Liga