Connect with us

Bundesliga

Ronaldo te Bayern? Ja përgjigja e bavarezëve

Dihet që kjo është një periudhë që flitet vetëm për merkaton. Ndonjëherë raportet janë të vërteta, por shumicën e rasteve njerëzit hamendësojnë apo përhapin thashetheme. Një nga këto raste është edhe lajmi i kalimit të Cristiano Ronaldo-s te rekordmenët gjermanë Bayern Munich.

Bavarezët nuk e kanë zakon të komentojnë rreth zërave të merkatos por kanë bërë një përjashtim duke mohuar një transferim të mundshëm të yllit portugez. Gjermanët kanë zgjedhur një patë për të mohuar zërin, pikërisht “patën e ditës”, që në Gjermani do të thotë blofi i ditës.

Në ditët e fundit është përfolur për një kalim të sulmuesit të Los Blancos në Bundesliga. Gazeta e mirënjohur italiane Gazzetta dello Sport ishte ajo që përhapi lajmin e para, dhe shumë portale të tjera e ndoqën. Por një nga drejtuesit e lartë të Bayern Karl-Heinz Rummenigge ishte ai që ka mohuar gjithçka nëpërmjet faqes zyrtare të klubit.

Më shumë nga Bundesliga