Champions League

Ronaldo urdhëron Zidane të ulë në stol Benzema për ndeshjen e kthimit me PSG

Real Madrid është në ‘pole position’ për t’u kualifikuar në tetëshen e fundit të Champions League pasi siguroi një rezultat 3-1 në Bernabeu ndaj PSG të mërkurën.

Një disfatë 2-0 ndaj gjigantëve francezë në Parc des Princes do t’i eliminonte të besuarit e Zinedine Zidane.

Image result for ronaldo zidane

Dhe, sipas spanjolles Don Balon, Ronaldo ka nxitur Zidane përdorë një formacion mbrojtës për të shmangur pësimin e golave.

Pretendohet se Real do të luajë me skemën 4-4-2 për të qenë sa më kompakt në prapavijë.

Cristiano Ronaldo orders Zinedine Zidane to DROP Real Madrid star for PSG second leg

Dhe ai raportohet se do të kishte më shumë dëshirë të luante përkrah Gareth Bale në sulm me Isco që do të luante më i tërhequr në mesfushë.

Don Balon pretendon se Ronaldo mendon se PSG mund të kapet në kundërsulm dhe do të ishte më mirë që Bale të luante në sulm në vend të Benzema.

 

Më shumë nga Champions League