Futboll

Ronaldo, Zidane, Cantona dhe karton e kuq më të famshëm të futbollit

Debutimi i Cristiano Ronaldo-s në Champions League me fanellën e Juventus shumë shpejt u kthye në makth teksa mori një karton të kuq ndaj Valencia-s ditën e mërkurë, por ishte një karton që mund të ishte shmangur në krahasim me disa të kuq më famëkeq.

Disa thonë se kartoni i kuq ishte i tepërt, teksa të tjerët janë të mendimit se një pezullim me disa ndeshje do të ishte i drejtë, por ajo që bëri portugezi nuk është asgjë në krahasim me disa incidente më të rëndë…

Stepen Gerrard ndaj Manchester United, mars i 2015

Përballjet mes Liverpool dhe Manchester United rrallëherë janë të mërzitshme dhe Gerrard u sigurua që ndeshja e tij e fundit ndaj Djajve të mos ishte e tillë. Vetëm 38 sekonda pasi u fut në fushë si zëvendësues kapiteni i Të Kuqve i vërsulet Ander Herrera-s, duke goditur këmbën e spanjollit në mënyrë të tmerrshme. Atij iu dha menjëherë një karton i kuq, dhe si përfundim ndeshja e tij e fundit ndaj rivalëve më të mëdhenj përfundoi më një disfatë 2-1.

Eric Cantona vs. Crystal Palace, janar i 1995

Në një ndeshje të zakontë të Premier League, Cantona prodhoi një moment çmendurie që nuk do të harrohet kurrë. Akoma nuk është kuptuar se çfarë i tha tifozi francezit i cili çmendet për disa sekonda duke kaluar prapa portës dhe duke goditur në stil karate tifozin në shkallët e stadiumit.

Gianluigi Buffon ndaj Real Madrid, prill i 2018

Në çerekfinalen e sezonit të kaluar të Champions League, Juventus është ndëshkuar në sekondat e fundit të takimit. I mërzitur nga vendimi, Buffon proteston një penallti të dhënë nga Michael Oliver. Protesta e tij u shoqërua me fjalë jo të hijshme dhe si përfundim ai mori një karton të kuq.

David Beckhma ndaj Argjentinës, qershor i 1998

Megjithëse e nisi Kupën e Botës 1998 si zëvendësues, pas disa paraqitjeve të mira ai ishte titullar në 1/8-at  Anglisë ndaj Argjentinës. Ishte diego Simeone ai që shkakton faull ndaj beckham, i cili në nerva e sipër e pengon nga toka. Për arbitrin nuk kishte dyshime, karton i kuq. Anglia është eliminuar eventualisht nga Botërori.

Zinedine Zidane ndaj Italisë, korrik i 2006

Kupa e Botës 2006 duhet të kishte qenë turneu i tij. Teksa ishte pranë pensionit, francezi kishte udhëhequr ekipin e tij deri në finale ndaj Italisë. Me ndeshjen që shkoi në kohë shtesë pas barazimit 1-1, Materazzi  thotë diçka që nuk i ka pëlqyer aspak Zidane. Si përfundim ai e godet me kokë në gjoks duke e përplasur në tokë. Karton i kuq për Zidane dhe finale e humbur për Francën.

Më shumë nga Futboll