MMA

Ronda Rousey darkë sekrete me Triple H, pritet debutimi në WWE

Gjasat që ikona e arteve marciale mikse Ronda Rousey të rikthehet në kafaz, një vit pas duelit të fundit (UFC-217, më 30 dhjetor 2016) janë gjithnjë e më të pakta. Madje presidenti i UFC-së, Dana White ka thënë se kjo gjë nuk ka për të ndodhur më. Rousey po i afrohet gjithnjë e më shumë një tjetër sporti luftarak, atij të WWE (World Wrestling Entertainment), ku pritet të debutojë këtë vit. Ajo ka qenë edhe më parë në këtë sport, kur ka dalë në krah të The Rock, në vitin 2015 në një event.

Paul “Triple H” Levesque dhe Ronda Rousey

Rousey është “kapur mat” nga mediat amerikane duke darkuar me menaxherin e saj dhe zv.presidentin ekzekutiv të WWE-së, një nga yjet e këtij sporti, Paul “Triple H” Levesque. Ky i fundit ka kohë që kërkon sportisten amerikane të kalojë në sportin e ri, ku i ofron famë dhe fitime të mëdha, bisedime që kanë nisur prej muajsh. Ronda Rousey, që vjet u martua me Travis Browne, duket se është gati të bëjë ndryshimin e madh, duke i dhënë përfundimisht lamtumirën kafazit.

Më shumë nga MMA