Mix Bota

Ronda Rousey dhuron spektakël, debuton me fitore në WWE

Artet marciale mikse tashmë i përkasin së shkuarës për Ronda Rousey, që sot ka bërë debutimin e saj në një sport të ri, atë të “world wrestling entertaniment” (WWE). Dhe ky debutim i sportistes 31-vjeçare ndodhi në eventin e “Wrestlemania 34”, zhvilluar në Nju Orlins, debutim i suksesshëm, pasi së bashku me kolegun Kurt Angle fitoi sfidën dyshe ndaj “Triple H” dhe Stephanie McMahon. Një kapje për krahu e Rousey ndaj rivales McMahon vendosi fatin e këtij duel spektakolar, që argëtoi pa masë fansat e këtij sporti.

Rousey u duk në formë fantastike, duke sulmuar rivalen e saj, madje duke mbajtur në krahë jo vetëm McMahon por edhe “Triple H”, sportistë me përvojë në WWE. Gjithsesi, Ronda Rousey e përmbushi me sukses misionin e saj në WWE në këtë debutim të saj, duke dhuruar spektakël në ring dhe jashtë tij, pasi duel ishte spektakolar. Hera-herës, ish-kampionia e botës në UFC, tregoi se mund të përdorë përvojën e fituar nga ky sport edhe në WWE, me disa kapje të bukura me këmbë apo grushte të fuqishme ndaj rivaleve.

Më shumë nga Mix Bota